Kompania ANSA është nje kompani grumbullimi, riciklimi dhe prodhimi që operon në tregun shqiptar që prej vitit 2006. Ne ju ofrojmë klientëve tanë pastrimin e plotë të mbetjeve dhe riciklimin e plotë të tyre. Gjithashtu jemi futur në tregun europian si prodhues dhe eksportues të lendes së parë granulat si dhe tubave plastike të dimensioneve të ndryshme.
MIRËSEVINI NË ANSA shpk

GRUMBULLIM
Ne grumbullojmë materiale si mbetje plastike PE polietilen, plastika të buta LDPE dhe plastika PE me densitet të lartë LDPE.

RICIKLIM
Ne përdorim lëndën e parë të grumbulluar për të prodhuar granulatin, i cili njëkohësisht shërben edhe si lënde e parë për prodhimin e tubove.

PRODHIM
Materialet që ne prodhojmë me makineritë tona bashkëkohore janë granulati si dhe tubot e dimensioneve të ndryshme.

RICIKLO, RIPËRDOR, REDUKTO
Riciklimi është një proces shumë i rëndësishëm.
Ne kujdesemi për arritjen e standarteve botërore të riciklimit, për t’u siguruar një të ardhme të shëndetshme brezave në vijim.